Rama: Përshkallëzimi është përgatitur prej muajsh, protesta u financua nga krimi i organizuar dhe paratë e huaja
Aktuale
October 23, 2026 - 11:09
Kryeministri Edi Rama tha në një komunikim në rrjetet sociale se protesta që po mbahet prej dhjetë ditësh në Tiranë është financuar nga krimi i organizuar dhe para ardhura nga jashtë vendit nga forca të huaja.
“Përshkallëzimi është përgatitur prej muajsh, futja e maskave dhe lëndëve eksplozive përmes doganë janë në duart e policisë, të dhënat e organizimit të grupeve si pjesë e Antifa janë në duart e policisë, por në duart e policisë janë edhe pjesëmarrësit apo më saktë një pjesë e tyre në këtë dhunë të financuar nga krimi i organizuar dhe para e ardhur nga jashtë ku padyshim glasa mbi tortë është PD që dje mori autorësinë e nisje së dhunës te Ministria e Arsimit”, tha Rama.