Shiroka-Pula takon homologun hungarez, kërkon mbështetje për integrimin evropian të Kosovës

Shiroka-Pula takon homologun hungarez, kërkon mbështetje për integrimin evropian të Kosovës

Aktuale October 23, 2026 - 17:34

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, është pritur në takim nga presidenti i Hungarisë, András Baka, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe, integrimin evropian të Kosovës, bashkëpunimin ekonomik dhe çështjet e sigurisë në rajon.

Gjatë takimit, Shiroka Pula ka vlerësuar raportet ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë, duke rikujtuar se ky shtet ishte ndër vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës, më 19 mars 2008.

Ajo ka shprehur interesimin për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në fushat e ekonomisë, arsimit dhe mbrojtjes.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimit i është kushtuar edhe procesit të integrimit evropian të Kosovës.

Presidentja Shiroka Pula ka theksuar se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet një nga synimet strategjike të vendit, ndërsa ka kërkuar mbështetjen e Hungarisë për avancimin e Kosovës drejt statusit të vendit kandidat dhe për hapat e mëtejshëm të procesit integrues.

Në takim është diskutuar edhe për sigurinë rajonale, me ç’rast presidentja kosovare ka shprehur mirënjohjen për kontributin e Hungarisë në misionin e KFOR-it në Kosovë, duke vlerësuar rolin e tij në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit.

Në përfundim të takimit, presidentja Shiroka Pula e ka ftuar homologun hungarez, András Baka, për një vizitë zyrtare në Kosovë, në një kohë të përshtatshme për të dyja palët.