Rama publikon videon e protestuesve në selinë e PD-së: “Studentët” në Universitetin e Dhunës

Rama publikon videon e protestuesve në selinë e PD-së: “Studentët” në Universitetin e Dhunës

Aktuale October 24, 2026 - 20:23

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në postimin e tij të fundit një video lidhur me protestat masive dhe të dhunshme që po zhvillohen sot.

Në video shfaqen protestues, të cilët Rama i specifikon si studentë, të mbledhur në selinë e Partisë Demokratike.

Kryeministri e ka shoqëruar videon me përshkrimin: “Studentët” në Universitetin e Dhunës, duke e publikuar me datën e ditës së sotme.