Suspendohet kryeprokurorja e Themelores në Pejë, Lumturije Vuçetaj

Suspendohet kryeprokurorja e Themelores në Pejë, Lumturije Vuçetaj

Aktuale October 29, 2026 - 13:42

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në takimin e jashtëzakonshëm të enjten ka suspenduar kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj.

Burime të “Betimi për Drejtësi” bëjnë të ditur se vendimi erdhi pas rekomandimit të kryeprokurorit të Shtetit, Zejnulla Gashi.

Vuçetaj u suspendua me 7 vota për.

Po ashtu, KPK-ja themeloi panel hetimor, pasi ndaj saj do të iniciohet procedurë disiplinore.

Ky vendim vjen pas vrasjes së Arlinda Zekajt më 25 tetor 2025, pas kërkesave të njëpasnjëshme të saj për mbrojtje nga shteti, në luftën e saj për kujdestarinë e djalit.