Ndërpritet furnizimi me ujë në rrugën “Epopeja e Jezercit” dhe në Pojatë, shkak punimet teknike
KRU “Bifurkacioni” ka njoftuar se sot (30) duke filluar nga ora 09:00 do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në rrugën “Epopeja e Jezercit” dhe në Pojatë.
Kjo për shkak të punimeve teknike në terren.
Furnizimi me ujë për konsumatorët e këtyre zonave pritet të rikthehet nga ora 16:00. /Zëri
Postimi i plotë:
Njoftim
Të nderuar konsumatorë të rrugës “Epopeja e Jezercit”, ju njoftojmë se nesër, më datë 30.10.2026, duke filluar nga ora 09:00, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes. Punimet për ndërrimin e ujëmatësve nesër gjatë ditës do të vazhdojnë edhe në fshatin Pojatë.
Ndërprerja e ujit do të bëhet për shkak të punimeve teknike në terren, në kuadër të projektit për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me ujëmatës të rinj.
Furnizimi me ujë për konsumatorët e këtyre zonave pritet të rikthehet nga ora 16:00.
Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!
KRU “Bifurkacioni” SHA
29.10.2026