Nikaj: Deri në plotësimin e kërkesave tona, do të vazhdojmë protestën
Teksa para ndërtesës së Qeverisë janë vendosur edhe tendat, një nga organizatoret e protestës, Anita Nikaj ka deklaruar se protestuesit do të vazhdojnë të qëndrojnë në rrugë derisa kërkesat e tyre të plotësohen.
Nikaj ka bërë të ditur se kërkesat e protestuesve përfshijnë dorëheqje, shkarkime, burgosje dhe ndjekje penale për të gjithë personat që, sipas tyre, janë të përfshirë në rastin e Arlinda Zekajt.
“Përderisa kërkesat tona, të cilat ia kemi paraqitur Qeverisë, nuk plotësohen, ne do të dalim në rrugë. Ne kërkojmë dorëheqje, shkarkime, burgosje dhe ndjekje penale të të gjithë personave të përfshirë në rastin e Arlinda Zekajt”, ka deklaruar Nikaj.
Ndërkaq, e pyetur për ministrin Sveçla dhe ministren Gërvalla, Nikaj tha se ata kanë dhënë deklarata për çështje që, sipas saj, tashmë janë të njohura për publikun./kanal10