“Naim Murseli e kishte tradhtuar Liridonën me gruan e një familjari të Kushtrim Kokallës, një vit para vrasjes”, avokati Syla jep detaje

“Naim Murseli e kishte tradhtuar Liridonën me gruan e një familjari të Kushtrim Kokallës, një vit para vrasjes”, avokati Syla jep detaje

Aktuale October 31, 2026 - 09:01

Avokati i familjes së të ndjerës Liridona Ademaj, Leutrim Syla, ka zbuluar detaje nga prapavija e ngjarjes tragjike, duke folur për tradhtinë e Naim Murselit ndaj bashkëshortes së tij dhe pretendimet për planet e vrasjes së saj, të cilat, sipas deklarimeve të përmendura prej tij, kishin nisur rreth një vit më parë.

Në një intervistë në “Blic Interview” me Astrit Gashin, Syla ka thënë se për të kuptuar gjithë rrjedhën e ngjarjes, duhet të merren parasysh disa detaje.

Ai i është referuar deklaratës së Shaban Murselit, babait të Naim Murselit, i cili kishte deklaruar se djali i tij e kishte tradhtuar Liridonën me gruan e një familjari të Kushtrim Kokallës.

Sipas Sylës, kjo tradhti kishte ndodhur rreth një vit para vrasjes, në kohën kur Naim Murseli praktikisht e kishte siguruar Liridonën në Suedi.Avokati ka përmendur edhe deklarimin e Kushtrim Kokallës në polici, ku, sipas tij, ai kishte thënë se Naim Murseli i kishte ofruar që ta vriste Liridonën një vit para se të ndodhte krimi.

“Pra, Kushtrim Kokalla e pranon një fakt të tillë”, ka theksuar Syla.Ai ka folur edhe për planet dhe opsionet e ndryshme që, sipas deklarimeve të përmendura prej tij, ishin shqyrtuar për vrasjen e Liridonës. Sipas Sylës, Granit Plava kishte deklaruar se atij i ishte ofruar edhe mundësia që vrasja të inskenohej si aksident, por ai nuk e kishte pranuar një propozim të tillë.

Një tjetër element që avokati e ka veçuar është raporti mes Granit Plavës dhe familjes së Kushtrim Kokallës. Syla ka theksuar se Plava nuk e kishte njohur Naim Murselin, por kishte qenë mik i familjes Kokalla, me këtë të fundit që i kishte lidhur së bashku palët.“Këtë e kemi argumentuar me prova”, ka deklaruar Syla.