Mbi 21 mijë lindje në Kosovë brenda nëntë muajve
Foto: Zëri / Ilustrim

Mbi 21 mijë lindje në Kosovë brenda nëntë muajve

Aktuale November 02, 2026 - 10:58

Në Kosovë janë regjistruar gjithsej 21 mijë e 136 lindje gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2026.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), nga numri i përgjithshëm i lindjeve, 10 mijë e 993 janë meshkuj, ndërsa 10 mijë e 143 femra.

Muaji korrik prin nga numri i lindjeve, me 2 mijë e 691, pasuar nga shtatori me 2 mijë e 596 dhe gushti me 2 mijë e 500 lindje.

Ndërkaq, numri më i ulët i lindjeve është regjistruar në muajin shkurt, me 2 mijë e 002 lindje.