Gashtë vjet nga arrestimi i Rexhep Selimit, bashkëshortja ndan një pjesë të fjalimit të tij
Foto: Laura Hasani

Gashtë vjet nga arrestimi i Rexhep Selimit, bashkëshortja ndan një pjesë të fjalimit të tij

Aktuale November 05, 2026 - 15:38

Deputetja Shqipe Mehmeti-Selimi ka reaguar në 6-vjetorin e arrestimit të bashkëshortit të saj, Rexhepit Selimit, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Duke shpërndarë një pjesë të fjalimit të 10-shit në Hagë, që thoshte se është krenar që i ka dalë zot lirisë, Mehmeti-Selimi u shpreh se UÇK-ja do të jetë përgjithmonë.

Postimi i plotë, pa ndërhyrje:

UÇK n'Kosovë!

UÇK n'Hagë!

UÇK një herë,

UÇK gjithmonë!

“Koha se kur do të kthehem në Kosovë tash e tutje varet nga vendimi juaj, por Prokuroria duhet ta kish kuptuar se, kurdo që të kthehem, unë do të kthehem në Kosovën e lirë, në Kosovën për të cilën jam krenar që i kam dalë zot në kohën më të duhur dhe për lirinë e së cilës kam qenë dhe mbetem i gatshëm ta jap edhe jetën, sa herë që do të kërkohej nga unë”.

Rexhep Selimi

18.02.2026