Çitaku takoi Hargreavesin, flasin për për procesin gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara në Hagë

Çitaku takoi Hargreavesin, flasin për për procesin gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara në Hagë

Aktuale November 05, 2026 - 16:38

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit politike në vend.

Çitaku e vlerësoi pozitivisht përmbylljen e formimit të institucioneve, duke theksuar se tashmë nevojitet përqendrim në adresimin e sfidave të qytetarëve dhe në avancimin e prioriteteve shtetërore.

“Kosova përballet me sfida të rëndësishme që kërkojnë vëmendje të plotë institucionale, përgjegjësi dhe angazhim për të përmirësuar jetën e qytetarëve”, theksoi Çitaku.

Gjatë këtij takimi mes dy palëve është diskutuar edhe për procesin gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara në Hagë.

Derisa, Çitaku theksoi rëndësinë e respektimit të standardeve më të larta të drejtësisë, të së drejtës për gjykim të drejtë dhe të vendimmarrjes së mbështetur në fakte e prova, të pavarur nga ndikimet politike.

“Në takim u riafirmua rëndësia e partneritetit të qëndrueshëm të Kosovës me aleatët e saj, si dhe përkushtimi ndaj perspektivës euroatlantike të vendit, me synim anëtarësimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftimin e PDK-së.