50 familje në Podujevë përfitojnë dru për ngrohje dhe pako ushqimore

50 familje në Podujevë përfitojnë dru për ngrohje dhe pako ushqimore

Aktuale November 06, 2026 - 11:25

Komuna e Podujevës, në bashkëpunim me organizatën “Sharjah Charity International” nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe shoqatën “Shqiptarët për Shqiptarët”, ka ndihmuar 25 familje në nevojë me nga katër metra kub dru për ngrohje dhe pako ushqimore.

Sipas njoftimit të Komunës së Podujevës, në kuadër të këtij aktiviteti, edhe 25 familje të tjera pritet të përfitojnë nga katër metra kub dru gjatë javës së ardhshme.

Përzgjedhja e familjeve përfituese është bërë nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, financimi është siguruar nga organizata “Sharjah Charity International”, ndërsa realizimi i ndihmës është bërë nga shoqata “Shqiptarët për Shqiptarët”.

Po ashtu me pako ushqimore janë ndihmuar edhe pesë familje të tjera që jetojnë në lagjen “Shqiptarët për Shqiptarët”.

Ky aktivitet synon të mbështesë familjet në nevojë, duke ua lehtësuar përballimin e shpenzimeve gjatë sezonit të dimrit.