I biri i heroit Afrim Bunjaku, nga sot polic i Kosovës

I biri i heroit Afrim Bunjaku, nga sot polic i Kosovës

Aktuale November 06, 2026 - 16:49

Jetlum Bunjaku, i biri i heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, nga sot do t’i shërbejë vendit si pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Ai është pjesë e gjeneratës së 63-të, që diplomon sot me ceremoni zyrtare.

Babai i tij ra në krye të detyrës më 24 shtator 2023, në Banjskë të Zveçanit, duke u bërë simbol i sakrificës në shërbim të vendit.