Protestat në Shqipëri, arrin në 95 numri i protestuesve që u gjobitën
Aktuale
November 06, 2026 - 20:03
12 protestues u gjobitën me nga 5 mijë lekë të reja nga policia për pengimin e qarkullimit të automjeteve gjatë tubimit të së enjtes para Kryeministrisë.
Policia deklaron se pavarësisht thirrjeve të përsëritura përmes megafonit, për lirimin e rrugës, protestuesit nuk janë bindur dhe kanë vijuar të qëndrojnë aty.
Pas hyrjes në fuqi të Aktit Normativ në ligjin për tubimet, deri më tani janë gjobitur 95 persona./A2