Shqiptari ndan detaje pas sulmit në Krakov: Sulmuesi s’ishte ushtar, por ishte veshur me uniformë ushtarake kur e kreu sulmin

Shqiptari ndan detaje pas sulmit në Krakov: Sulmuesi s’ishte ushtar, por ishte veshur me uniformë ushtarake kur e kreu sulmin

Aktuale November 09, 2026 - 08:57

Shqiptari Bledar Ndreca, ka folur lidhur me sulmin e regjistruar në Krakov ku mbetën viktima nëntë persona. Ndreca ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen teksa bën me dije se Prokuroria ka ngritur dy procedime.

Sipas tij procedimet janë nisur lidhur me vrasjen e tre familjarëve të autorit dhe sulmit tjetër me gjashtë viktima të 24-vjeçarit i cili është duke u cilësuar me backgraund terrorist. Ndreca theksoi se autori ishte i armatosur dhe i veshur me veshje ushtarake.

Ai shtoi se forcat e armatosura polake kanë hedhur poshtë raportimet se ai është pjesë e tyre.

“24-vjeçari nuk ka precedent të mëparshëm penal se u përfol në një moment sikur ishte pjesë e një klubi qitjeje, por klubi vetë e përgënjeshtroi këtë. Nuk ka qenë pjesë e forcave të armatosura, me sa u deklarua nga vetë forcat e armatosura. Në aktin terrorist ka qenë i veshur me veshje ushtarake, me antiplumb, ka qenë i armatosur me armë automatike, një nga ato AR15. Ka pasur edhe armë të tjera në bagazhin e makinës. Kaq deklarojnë autoritete për momentin për backgraund-in e tij, një person që nuk ka pasur precedent të tjerë kriminal. Autoritetet kanë bërë thirrje që të kemi kujdes për dezinformimin. Në fillim dolën lajme sikur kishte një autor të dytë që ishte akoma i lirë. Ka lajme nga më të ndryshmet që qarkullojnë në rrjetet sociale. Unë ju thashë vetëm ato që kanë dhënë institucionet përkatëse”, tha ai ndër të tjera Euronews Albania.