Ymeri: Pas 152 vjetësh u ndërpre edhe qarkullimi i trenave
Foto: Laura Hasani

Ymeri: Pas 152 vjetësh u ndërpre edhe qarkullimi i trenave

Aktuale November 09, 2026 - 09:09

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka reaguar pasi sot në vendin tonë do të ndërpritet qarkullimi i trenave, pasi që është paralajmëruar grevë nga organizata sindikale të “Infrakosit”.

Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, Ymeri ka thënë se, pas 152 vjetësh në Kosovë po hyjnë në grevë punëtorët e linjave hekurudhore.

“Pas 151 vjet, në vitin 2025, Kosova shënoi 0 neto tonë transport hekurudhor të mallrave. (ASK). Pas 152 vjet, në vitin 2026, po me Kurtin, u ndërpre edhe qarkullimi i trenave. Ta gëzojmë stagnimin e shtetit, me import të rrymës miliona në ditë”, ka shkruar Ymeri ndër të tjera, përcjell Zeri.info.

Reagimi i plotë i Ymerit, pa ndërhyrje:

Në Kosovë, ndërtimi i linjave të para hekurudhore linjave filloi në vitin 1874, kur u ndërtua vija e parë hekurudhore në relacionin Hani i Elezit për Fushë-Kosovë dhe Mitrovicë. (Shënim Wikipedia).

Pas 151 vjet, në vitin 2025, Kosova shënoi 0 neto tonë transport hekurudhor të mallrave. (ASK).

Pas 152 vjet, në vitin 2026, po me Kurtin, u ndërpre edhe qarkullimi i trenave.

Ta gëzojmë stagnimin e shtetit, me import të rrymës miliona në ditë. /Zëri