Mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt
Aktuale
November 09, 2026 - 13:16
Ka nisur mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

Në rend dite të kësaj mbledhjeje janë gjashte pika:
1. Miratimi i rendit të ditës
2. Plotësim-ndryshimi i Planit të Punës
3. Plotësimi i kalendarit të aktiviteteve në Planin e Punës
4. Hartimi preliminar i listës së dokumenteve që do të kërkohen nga institucionet relevante, në kuadër të Planit të Punës
5. Miratimi i buxhetit të Komisionit
6. Të ndryshme.


