Begaj: Arbëreshët, urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Italisë

Begaj: Arbëreshët, urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Italisë

Aktuale November 09, 2026 - 17:16

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar një takim me presidentin e Italisë, Sergio Mattarella, dhe kryetarët e komunave të komunitetit arbëresh në Itali, në Pallatin Quirinale.

Begaj e ka cilësuar takimin si dëshmi të lidhjeve të forta historike dhe njerëzore ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë, duke theksuar rolin e komunitetit arbëresh në forcimin e miqësisë mes dy vendeve.

Përmes një postimi, ai ka falënderuar presidentin Mattarella për organizimin e këtij takimi, të cilin e ka vlerësuar si domethënës për marrëdhëniet mes dy shteteve.