Kanosje në Ministrinë e Ekonomisë, një person shoqërohet në Polici
Foto: Laura Hasani

Kanosje në Ministrinë e Ekonomisë, një person shoqërohet në Polici

Aktuale November 09, 2026 - 15:23

Një incident raportohet të ketë ndodhur sot në objektin e Ministrisë së Ekonomisë.

Bëhet fjalë për një kanosje që njëri prej zyrtarëve ia bëri drejtuesit të tij.

Lajmin për Ekonominë Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Ai ka thënë se njësitet policore kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa lidhur me rastin një person është shoqëruar në stacionin policor.

“Sot, rreth orës 12:00, Policia ka pranuar informatën për një rast të kanosjes në objektin e Ministrisë së Ekonomisë. Njësitet policore kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa lidhur me rastin një person është shoqëruar në stacion policor. Njësitet relevante janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, tha Pllana.