Çka tha ekspertja mjekoligjore për raportin e autopsisë të Bekim Vari?
Me pranga u soll në gjykatë.
Të hënën u mbajtë seanca e radhës kundër Leutrim Fejzës.
Mbi supet e tij, rëndon akuza e vrasjes së rëndë e Bekim Varit.
Vari dyshohet të jetë vrarë më 23 janar të vitit 2025 në malet e fshatit Manastirc të Ferizaj.
Trupi i tij u gjetë më 5 shkurt, i mbuluar me drunjë e dushkë.
Por, çfarë dëmtime iu shkaktuan Varit që i kushtuan me jetë?
“Dëmtimet nuk kanë qenë të shkaktuara pas vdekjes, por edhe të mbijetojë personi me ato dëmtime e vdekja të shkaktohej nga diçka tjetër është pothuajse shkencërisht e pamundur”, ka thënë Curri.
Në vazhdën e dëshmitareve, u dëgjua ekspertja mjekoligjore, Bergita Curri.
Ajo dha detaje nga raporti i autopsisë së Bekim Varit.
“Të gjitha kockat e kafkës të cilat kanë qenë prezent kanë pasë thyerje. Domethënë nuk ka qenë vetëm një pjesë e caktuar, por ka qenë e tërë kafka e përfshirë, dhe kjo ka qenë një nga element që na ka dhanë atë konkluzionin që dëmtimi ka qenë me mjet me energji të madhe”, u shpreh tutje Curri.
Rrjedhimisht, konkluzion i autopsisë ishte se vdekja ka ardhë si pasojë e armës së zjarrit.
“Vdekja është shkaktuar nga arma e zjarrit. Ka qenë e pamundur të rikonstruohet vrima hyrëse, rrjedhimisht nuk kemi mundur të gjejmë kalibrin e predhës që e pamundëson edhe identifikimin e mjetit”, ka theksuar Curri.
Nga koha kur dyshohet të jetë kryer akti i vrasjes, e deri tek gjetja e trupit të viktimës janë dy javë.
Kjo ka paraqitur vështirësi në kryerjen e autopsisë.
“Një numër i madh i kockave por edhe indeve të buta kanë munguar, si pasojë kryesisht e aktivitetit të kafshëve të pyllit. Fakti që ka pas pak kocka nuk e ka pamundësuar identifikimin e thyerjeve që janë karakteristike e gjuajteve të tilla”, ka përfunduar Curri.
Në këtë proces gjyqësor do të dëgjohen edhe disa dëshmitarë nga radhët e prokurorisë./teve1