KRU “Mitrovica” paralajmëron intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, këto janë rrugët dhe fshatrat e prekura
Kompania rajonale e ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e saj të mirëmbajtjes do të realizojnë intervenime në disa lokacione në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit.
Sipas njoftimit, punimet në rrjetin e ujësjellësit do të përfshijnë rrugët: “UÇK”, “Fadil Deliqi”, “Shala e Bajgorës”, “Xhevat Jusufi”, “Gjergj Fishta”, “Xhemajl Zhaza”, “Tafil Osmani”, “Mbreti Agron”, “Ali Pashë Tepelena” dhe “Obiliceva”.
Ndërkaq, intervenime në rrjetin e kanalizimit do të ketë në rrugët “Shaban Polluzha”, “Dëshmorët e Kombit”, “Muzeu”, “Fadil Deliqi”, “Bislim Bajgora” dhe “Pajazit Boletini”, si dhe në fshatrat Vinarc i Epërm dhe Sërbovc.
KRU “Mitrovica” ka paralajmëruar se gjatë realizimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.
Po ashtu, pas rikthimit të furnizimit, uji mund të jetë përkohësisht i turbullt, ndaj konsumatorëve u është rekomanduar që ta lënë të rrjedhë për disa minuta, derisa të kthjellohet.
Kompania ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të këtyre intervenimeve.