Konjufca shpreh ngushëllime për viktimat e aksidentit hekurudhor në Egjipt
Aktuale
November 10, 2026 - 20:11
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllime për viktimat e aksidentit tragjik hekurudhor në Giza të Egjiptit.
Në një reagim në rrjetin social X, Konjufca i ka shprehur ngushëllime ministrit të Jashtëm egjiptian, Badr Abdelatty, dhe popullit të Egjiptit.
Ai ka thënë se mendimet e tij janë me familjet që kanë humbur të dashurit e tyre, ndërsa të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë.
"|Populli i Kosovës qëndron pranë Egjiptit", ka shkruar Konjufca.