Franca dhe Gjermania përkujtojnë ushtarët e rënë dhe viktimat e Luftës së Parë
Aktuale
November 11, 2026 - 15:18
Përfaqësues të ambasadave të Francës dhe Gjermanisë në Kosovë, së bashku me pjesëtarë të KFOR-it nga të dyja vendet, kanë përkujtuar të martën, më 11 nëntor, ushtarët e rënë dhe të gjitha viktimat e Luftës së Parë Botërore.
Ceremonia u organizua me rastin e Ditës së Armëpushimit, ndërsa shërbeu edhe si homazh për miqësinë franko-gjermane, si simbol i pajtimit dhe bashkëpunimit.
Në njoftimin e përbashkët, ambasadat theksuan rëndësinë e kujtimit të së kaluarës dhe ndërtimit të një të ardhmeje me paqe dhe pajtim.