Nisin përgatitjet për dekorimin e Prishtinës për festat e fundvitit
Aktuale
November 13, 2026 - 12:46
Kanë nisur përgatitjet për dekorimin dhe përshtatjen e shesheve të Prishtinës për festat e fundvitit.
Përgatitjet po bëhen për krijimin e atmosferës festive dhe dekorimin e hapësirave publike para festave të fundvitit.
Ndërsa kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka dalë në terren së bashku me drejtorët e Komunës, për të parë nga afër punimet dhe mënyrën sesi do të përshtatet sheshi për festat.
Ai ka theksuar se Prishtina do të jetë vend i festës dhe pozitivitetit gjatë kësaj periudhe.