Rama: I dyshuari për tjetërsimin e pronave në Prishtinë punonjës i Arkivit Ndërkomunal, jo i Komunës
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se zyrtari i dyshuar për përfshirje në tjetërsimin e pronave në Prishtinë është punonjës i Arkivit Ndërkomunal, institucion i cili është në funksionon në kuadër të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, në varësi të Ministrisë së Kulturës.
Rama i ka vlerësuar të pasakta raportimet që e paraqesin personin si punonjës të Komunës së Prishtinës.
Postimi i plotë:
Për sqarim, zyrtari i dyshuar për përfshirje në tjetërsimin e pronave në Prishtinë është punonjës i Arkivit Ndërkomunal, institucion që funksionon në kuadër të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, në varësi të MINISTRISË SË KULTURËS!
Prandaj, raportimet që e paraqesin atë si punonjës të Komunës së Prishtinës janë të pasakta!
Shëndet!