Shiroka-Pula pret në takim Prattipatin, flasin për zhvillimet politike
Aktuale
November 13, 2026 - 15:07
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim të ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Anu Prattipati.
“Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend. Presidentja Shiroka-Pula theksoi rëndësinë e stabilitetit institucional dhe funksionimit të plotë të institucioneve, duke vlerësuar dinamikën e shtuar të punës së Kuvendit dhe Qeverisë pas tejkalimit të krizës institucionale”, thuhet në njoftimin e Presidencës, transmeton “Zëri”.
Presidentja theksoi përkushtimin e Kosovës për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale dhe nënvizoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partner strategjik i pazëvendësueshëm i Kosovës.