Ymeri Qeverisë: E konfirmuat se kishte tregti të energjisë me Serbinë, por jeni shumë vonë ta nxirrni Kosovën nga kjo fajde
Foto: Laura Hasani

Ymeri Qeverisë: E konfirmuat se kishte tregti të energjisë me Serbinë, por jeni shumë vonë ta nxirrni Kosovën nga kjo fajde

Aktuale November 16, 2026 - 10:41

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka reaguar menjëherë pasi qeveria “Kurti 4” ka ndaluar tregtimin e energjisë me kompani serbe.

Ajo ka thënë me ironi se: “s’keni flokë në kokë, sa kanë thënë që nuk ka tregti me kompani serbe”.

“Çka doni me thanë të enjten në Kuvend, se ka gabu ‘AlbinBaba’? Le t’jetë shembull për gjeneratat e reja se kur dikush e flet të vërtetën veç duhet me qëndru, mjafton. Përndryshe Kryeministër, marrëveshja për tregti elektrike ka nis moti, tash na pret një dimër i vështirë i 6-ti me rend”, ka shkruar Ymeri.

Ajo e ka falënderuar Kurtin për konfirmimin se ka pas tregti me kompani serbe, por që ka thënë se është shumë vonë ta nxjerrin Kosovën nga kjo “fajde”, e cila ka thënë se do të na dëmtoj deri në ditën kur Kurti nuk do të jetë më në pushtet.

“Përndryshe Kryeministër, marrëveshja për tregti elektrike ka nis moti, tash na pret një dimër i vështirë i 6-ti me rend. Falemnderit për konfirmim se tregti me kompani serbe ka pas, por je shumë vonë dhe fare pa forcë me nxjerr Kosovën nga kjo fajde. Fajde që ka me na dëmtu deri në ditën kur nuk je më në xhip”, ka shkruar Ymeri ndër të tjera.