Nufi: Shqipëria mbështet me vendosmëri anëtarësimin e Kosovës në NATO

Nufi: Shqipëria mbështet me vendosmëri anëtarësimin e Kosovës në NATO

Aktuale November 17, 2026 - 19:46

\Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, u takua sot me ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, në Selinë e NATO-s në Bruksel, në prag të zhvillimit të Takimit të 37-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës (UDCG).

Pas takimit, Nufi theksoi rëndësinë strategjike të anëtarësimit të Kosovës në NATO për stabilitetin rajonal dhe sigurinë evropiane.

“Kosova në NATO është nevojë strategjike për forcimin e stabilitetit rajonal, parandalimin e konflikteve dhe shmangien e rrezikut të hapjes së fronteve të reja të pasigurisë në Europë”, u shpreh Nufi.

Ai siguroi se Shqipëria do ta mbështesë këtë aspiratë në çdo forum dhe nivel të bashkëpunimit euroatlantik.

“Këtë aspiratë, Shqipëria do ta mbështesë me vendosmëri, në çdo forum dhe në çdo nivel të bashkëpunimit euroatlantik. Një NATO më e fortë në Ballkan do të thotë edhe një Europë më e sigurt”, theksoi ministri Nufi.