Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme
Foto: Laura Hasani

Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

Aktuale November 19, 2026 - 07:45

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se sot në vendin tonë di të mbajë mot i ndryshueshëm, kryesisht i vranët, me reshje të lehta shiu dhe intervale me ndërprerje, shkruan Zeri.info.

Sipas IHMK-së, kjo ditë pritet të karakterizohet nga paqëndrueshmëria më e theksuar atmosferike, veçanërisht nga erërat e forta.

Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 15 gradë celsius deri në 18 gradë celsius, vlera relativisht të larta për këtë periudhë të nëntorit.

Do të fryjë erë e fortë nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor, me shpejtësi 30–45 km/h, ndërsa gjatë rafaleve mund të arrijë shpejtësi edhe më të larta. Intensiteti më i madh i erës pritet nga mesdita deri në orët e mbrëmjes.

IHMK-ja po ashtu njofton se, parashihen reshje të lehta shiu, me sasi që lokalisht mund të arrijnë rreth 1 mm brenda tri orëve.

“Presioni atmosferik: Pritet të zbresë deri në rreth 999 hPa. Në orët e vona të ditës parashihet kalimi i një fronti atmosferik, i cili do të ndikojë në ndryshimin e drejtimit të erës. Kujdes: Për shkak të erërave të forta, qytetarët këshillohen të sigurojnë objektet e lehta në hapësirat e jashtme. Kujdes i veçantë rekomandohet për tabelat reklamuese, skelat e ndërtimit dhe gjatë qarkullimit rrugor, sidomos në hapësira të hapura”, thekson IHMK-ja. /Zëri

Më poshtë ju sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:

Image