Rektori i fton në takim, studentët: Kërko falje, na ke krahasuar me regjimin serb

Rektori i fton në takim, studentët: Kërko falje, na ke krahasuar me regjimin serb

Aktuale November 19, 2026 - 11:59

Parlamenti Studentor ka nisur protestën para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Ky veprim sindikal i studentëve ka ardhur pas pakënaqësive që kanë shprehur lidhur me mënyrën e komunikimit të rektorit, Arben Hajrullahu.

Sipas tyre, rektori i ka kërcënuar ata përmes një e-mail, për çka ka nxitur reagimin e tyre kundërshtues. Gjatë së enjtes, ata kanë qëndruar para Rektoratit, ku më pas ka dalë rektori dhe i ka ftuar në takim për të dialoguar.

Por, studentët nuk kanë pranuar të shkojnë pa kërkuar falje për siç thonë kërcënimet dhe krahasimin që Hajrullahu ua ka bërë atyre.

“Kërkona njëherë falje, na ke krahasu me regjim serb”, ka qenë reagimi i studentëve.

Sidoqoftë, rektori ka thënë se dyert e Rektoratit janë gjithmonë të hapura për studentë. /Klankosova