PDK-ja thërret konferencë për media
Foto: Laura Hasani

PDK-ja thërret konferencë për media

Aktuale November 19, 2026 - 13:56

Partia Demokratike e Kosovës ka thirrur konferencë për media.

Kjo konferencë do të mbahet sot nga ora 14:30.

Në të do të adresohet ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku.

Konferenca do të mbahet në zyrat e Grupit Parlamentar të PDK-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Thirrja e kësaj konference vjen në ditën kur është shtyrë seanca e Kuvendit për çështjen e Ligjit për Specialen, për çka paraprakisht Çitaku dhe Hamza kanë zhvilluar një takim me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.