Inspektorati shqipton 26 gjoba në vlerë 98 mijë euro për beton të dobët
Foto: Facebook

Inspektorati shqipton 26 gjoba në vlerë 98 mijë euro për beton të dobët

Aktuale November 20, 2026 - 14:03

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka realizuar 54 inspektime lidhur me vendosjen në treg të betonit të gatshëm, çimentos dhe elementeve të betonit.

Gjatë këtyre inspektimeve janë marrë mostra të produkteve, 26 prej të cilave nuk i kanë përmbushur kërkesat teknike të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.

Si rezultat, IQMT-ja ka shqiptuar 26 gjoba në vlerë të përgjithshme prej 98 mijë eurosh.