Njeriu që thotë se u angazhua për “shërimin” e Endrit Azemit, që mashtroi se vuante nga leukemia: Për 8 orë i mblodhëm 70 mijë euro

Njeriu që thotë se u angazhua për “shërimin” e Endrit Azemit, që mashtroi se vuante nga leukemia: Për 8 orë i mblodhëm 70 mijë euro

Aktuale November 23, 2026 - 15:24

Endrit Azemi kishte arritur të mashtrojë mijëra njerëz dhe brenda pak ditësh mblodhi mbi 189 mijë euro, duke mashtruar se vuante nga leukemia akute.

Njëri prej njerëzve që tha se u angazhua në mbledhjen e parave për kinse shërimin e 20-vjeçarit, tha në T7 se brenda pak orësh kishin arritur t’i mblidhnin 70 mijë euro.

“Për tetë orë, e di se kanë qenë 68-70 mijë euro, të cilat kemi arritur t’ia sigurojmë”, tha ai. “S’kam lënë futbollist ose artist pa i shkru”.

Ai tha se Endrit Azemin e ka bashkëqytetar në lagje, në Gjilan.

“Këtë djalin e kam në lagje dhe më ka thirr dikush dhe më ka thënë ‘duhet me i ndihmu këtij djali se është me leukemi’. Dhe ne në fund e kemi kuptu që kemi ra shumë keq pre e mashtrimit”, tha ai.

Fillimisht, ai tha se ishte kontaktuar nga shokët dhe familjarët e Endrit Azemit.

“Sigurisht që u kemi kërkuar dokumente. Nuk na ka ofruar asnjë dokument. Kemi pritë kinse spitali në Turqi.. na kanë thënë kinse spitali nuk po ua lëshon. Na e kanë dërguar një dokument të cilin e posedoj unë. Ne analizat s’mund t’ia bëjmë”, tha ai.

“Por që kemi ra pre, kemi ra krejt”.