Elon Musk prezanton Teslën që fluturon, vetura bën salto në ajër dhe hidhet mbi automjete të tjera
Auto&Tech
October 16, 2026 - 10:41
Elon Musk ka prezantuar gjeneratën e re të makinës sportive elektrike Tesla Roadster, duke demonstruar një teknologji të pazakontë që i mundëson automjetit të ngrihet nga toka, të kryejë manovra në ajër dhe madje të lëvizë përmbys. Pamjet spektakolare të prezantimit kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.
Gjatë një eventi të transmetuar drejtpërdrejt të enjten mbrëma në Teksas, miliarderi amerikan prezantoi atë që e cilësoi si një nga projektet më ambicioze të kompanisë Tesla.
Sipas Euronews, demonstrimi nisi me Roadster-in që u ngjit në një rampë të lakuar, vazhdoi lëvizjen përmbys dhe më pas u shkëput nga rampa, duke kryer një rrotullim në ajër përpara se të ulej në mënyrë të kontrolluar në tokë.