Kina paralajmëron qytetarët e saj: Kujdes kur të hyni në SHBA-ja

Kina paralajmëron qytetarët e saj: Kujdes kur të hyni në SHBA-ja

Bota April 16, 2026 - 22:09

Kina ka këshilluar qytetarët e saj që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë udhëtimeve drejt Shtetet e Bashkuara, duke përmendur raste të fundit të trajtimit ‘të ashpër’ në kufi.

Sipas Ministrisë së Jashtme kineze, në Aeroportin Ndërkombëtar Seattle-Tacoma disa studiues kinezë janë ndaluar për t’u marrë në pyetje në mënyrë të zgjatur dhe, në disa raste, u është refuzuar hyrja në territorin amerikan, pavarësisht se kishin viza të vlefshme.

Autoritetet kineze pretendojnë se këta studiues po udhëtonin për të marrë pjesë në konferenca dhe aktivitete akademike, por janë përballur me kontrolle, që Pekini i konsideron të padrejta dhe të motivuara politikisht. Nuk është bërë e ditur nëse këto raste kanë ndodhur në të njëjtën kohë apo në periudha të ndryshme, ndërsa autoritetet amerikane nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar lidhur me këto pretendime.

Në deklaratën zyrtare, Kina u bën thirrje qytetarëve të saj që të rrisin vigjilencën, të informohen mirë për rregullat e hyrjes dhe, nëse është e mundur, të shmangin hyrjen në SHBA përmes aeroportit të Seattle-Tacoma-s. Gjithashtu, udhëtarët këshillohen që gjatë çdo kontrolli kufitar të ruajnë qetësinë, të bashkëpunojnë me autoritetet dhe të përgjigjen në mënyrë të arsyeshme ndaj pyetjeve.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara mbeten të tensionuara në disa fusha, përfshirë teknologjinë, sigurinë dhe bashkëpunimin akademik, duke u reflektuar edhe në trajtimin e qytetarëve në pikat kufitare. /abcnews