Kallas: BE-ja duhet të ndihmojë në negociatat me Iranin
Bota
April 24, 2026 - 12:38
Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, shprehet se nëse negociatat me Iranin përqendrohen vetëm në çështjen bërthamore dhe nuk përfshijnë ekspertë të tjerë, do të arrihet një marrëveshje më e dobët se ajo e vitit 2015.
Ajo theksoi se kjo mund të forcojë Iranin dhe të rrisë kërcënimet në rajon, duke përfshirë programet raketore dhe aktivitete të tjera destabilizuese.
Kallasi kërkoi që BE-ja dhe aktorët rajonalë të bashkohen për të adresuar të gjitha shqetësimet.