SHBA-ja dhe Irani, drejt rundit të dytë të bisedimeve në Pakistan
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, pritet të udhëtojë sonte drejt Islamabadit, ka bërë të ditur për Sky News një burim nga qeveria e Pakistanit.
Sipas të njëjtit burim, zyrtari i lartë iranian pritet të udhëtojë me një ekip të vogël, ndërsa një ekip logjistik dhe sigurie nga SHBA-ja tashmë ndodhet në Islamabad.
Burimi shtoi se qeveria e Pakistanit tani pret një raund të dytë të bisedimeve të paqes mes Uashingtonit dhe Teheranit, megjithëse një zhvillim i tillë është afruar edhe më parë pa u finalizuar.
Lidhur me këtë çështje kanë raportuar edhe agjencitë e lajmeve Reuters dhe Associated Press, transmeton Zeri.info.
Araghchi më herët gjatë ditës ka zhvilluar biseda me homologun e tij pakistanez dhe me udhëheqjen ushtarake të vendit.
Ky zhvillim vjen pas dështimit të përpjekjeve për mbajtjen e bisedimeve të drejtpërdrejta mes SHBA-së dhe Iranit, në fillim të kësaj jave. /Zëri