Shoqata e Korrespodentëve: Të shtënat e mbrëmshme ishin një moment i tmerrshëm
Bota
April 26, 2026 - 19:39
Shoqata e Korrespodentëve të Shtëpisë së Bardhë ka reaguar pas të shtënave që kanë ndodhur në darkën e organizuar në Uashington.
Në një deklaratë për mëdia pas këtij rasti, kjo shoqatë ka thënë se të shtënat e mbrëmshme në Ëashington Hilton ishin një moment i tmerrshëm për të gjithë të pranishmit.
Presidentja e shoqatës, Ëeijia Jiang, thotë se veprimet e Shërbimit Sekret dhe zyrtarët e zbatimit të ligjit mbrojtën mijëra mysafirë.
Gjithashtu, ajo i uron oficerit të plagosur shërim të plotë dhe të shpejtë, raporton BBC.
“Darka jonë ekziston për të festuar Amendamentin e Parë dhe punën e vështirë të përditshme të gazetarëve që e mbrojnë atë. Mbrëmë, ata gazetarë treguan pikërisht llojin e qetësisë dhe guximit që kërkon puna”, ka thënë ajo.