Presidenti i Lituanisë mbështet bashkimin me misionin amerikan në Ngushticën e Hormuzit
Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, ka thënë se mbështetë bashkimin e vendit të tij me misionin amerikan për lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, duke shtuar se do ta paraqiste propozimin në Këshillin e Mbrojtjes të shtetit baltik.
Shtetet e Bashkuara po bëjnë presion që vendet e tjera të ndihmojnë në rikthimin e lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, sipas një kabllogrami të Departamentit të Shtetit të parë nga Reuters, ndërsa çmimet e naftës u rritën në nivelin më të lartë në më shumë se katër vjet, nga frika e ndërprerjeve afatgjata të furnizimit global me karburant.
“Ne kemi marrë propozimin e SHBA-së për t’u bashkuar me koalicionin për rikthimin e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit dhe kam ndërmend ta paraqes së shpejti këtë propozim në Këshillin e Mbrojtjes së Shtetit”, ka thënë presidenti në një konferencë shtypi në Vilnius të enjten. /abcnews