Trumpi mund të zvogëlojë numrin e trupave amerikane në Spanjë dhe Itali

Trumpi mund të zvogëlojë numrin e trupave amerikane në Spanjë dhe Itali

Bota May 01, 2026 - 00:05

Presidenti amerikan,  Donald Trump tha sot se po shqyrton mundësinë e uljes së niveleve të trupave amerikane në Spanjë dhe Itali, ndërsa SHBA-të po rivlerësojnë gjerësisht gjurmën e tyre ushtarake në Evropë për shkak të mosmarrëveshjeve me aleatët mbi luftën e Iranit.

“Dua të them, ata nuk kanë qenë tamam dakord”, u përgjigj Trump, kur u pyet për mundësinë e shkurtimit të niveleve të trupave në Itali dhe Spanjë. Mbrëmë, Trump kishte thënë në mënyrë të ngjashme se po shqyrtonte një reduktim të mundshëm të trupave në Gjermani, shkruan CNN.

“Po, ndoshta do ta bëj,” shtoi Trump, “Pse të mos e bëj? Italia nuk ka ndihmuar aspak. Spanja ka qenë e tmerrshme. Absolutisht.”

Trump ka pasur fërkime të konsiderueshme me udhëheqësit e aleatëve evropianë për shkak të mosndihmës së tyre në luftën e Iranit. Dhe sot në Zyrën Ovale, ai përsëriti kritikat e tij ndaj kancelarit gjerman Friedrich Merz, në veçanti.

“Dhe do të kishit menduar se ata do të kishin thënë, ‘do të na pëlqente t’ju ëndihmonim”, tha Trump.

“Dua të them, ai po bën një punë të tmerrshme”, shtoi ai për Merzin.

Merz tha më parë këtë javë se Shtetet e Bashkuara po “po poshtërohen” nga Irani, megjithëse tha gjithashtu se marrëdhënia e tij me Trump mbetet “e mirë”.