Meloni takohet me Rubion

Meloni takohet me Rubion

Bota May 08, 2026 - 15:02

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është takuar me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, në një moment tensioni për dy vendet pas kritikave të shumta nga shefi i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump.

Në fokus të diskutimeve janë lufta në Gjirin Persik, agresioni rus në Ukrainë tarifat amerikane mbi mallrat evropiane dhe perspektivën e Kubës, të cilën Uashingtoni po kërkon ta izolojë si diplomatikisht ashtu edhe ekonomikisht.

Marco Rubio ndodhet në Romë për një udhëtim dyditor. Ai zhvilloi një takim me Papa Leonin XIV për të “për të kultivuar marrëdhënie të mira dypalëshe midis Selisë së Shenjtë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, deklaroi Vatikani.