Ministrja e tretë jep dorëheqjen nga qeveria e Starmerit

Ministrja e tretë jep dorëheqjen nga qeveria e Starmerit

Bota May 12, 2026 - 15:21

Një ministër i tretë, Alex Davies-Jones, sapo ka dhënë dorëheqjen nga qeveria e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.

Davies-Jones, ministrja për Viktimat dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave, shkroi në një letër dorëheqjeje të ndarë në mediat sociale se i lutet Starmerit “të veprojë në interes të vendit dhe të caktojë një afat kohor për largimin tuaj”, shkruan CNN.

“Na është dashur të bëjmë më shumë dhe për këtë arsye, me një zemër shumë të thyer, ndiej se nuk kam zgjidhje tjetër veçse të japë dorëheqjen”, shtoi Davies-Jones. “Vendi ka folur dhe ne duhet ta dëgjojmë”, tha ajo.

Kjo dorëheqje vjen pas dorëheqjeve të ministrit të Ministrisë së Brendshme Jess Phillips dhe Miatta Fahnbulleh, ministres për Decentralizimin, Fenë dhe Komunitetet.