Holanda ndalon importin e produkteve nga vendbanimet izraelite
Bota
May 22, 2026 - 16:40
Qeveria holandeze ka rënë dakord të vendosë një ndalim për importet e produkteve të prodhuara në vendbanimet hebraike në territoret palestineze të pushtuara nga Izraeli, njoftoi sot kryeministri holandez Rob Jetten.
Ai theksoi se ky vendim synon të parandalojë “çdo kontribut përmes aktiviteteve ekonomike nga Holanda në pushtimin e paligjshëm. Qeveria e mëparshme holandeze vitin e kaluar tha se po planifikonte ndalimin, i cili tani pritet të hyjë në fuqi në gjysmën e dytë të vitit.
Holanda është një blerës i madh i produkteve izraelite, por qeveria nuk e ka zbuluar kurrë vëllimin e produkteve që importohen aktualisht nga vendbanimet hebraike. /abcnews