Ministri i jashtëm pakistanez: Marrëveshja SHBA - Iran do të nënshkruhet në Gjenevë

Ministri i jashtëm pakistanez: Marrëveshja SHBA - Iran do të nënshkruhet në Gjenevë

Bota June 15, 2026 - 08:45

Të premten në Gjenevë të Zvicrës do të nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit.

Vendin e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje e ka konfirmuar ministri i jashtëm i Pakistanit, Ishaq Dor.

“Ne mezi presim ceremoninë zyrtare të nënshkrimit më 19 qershor në Gjenevë…”, ka shkruar ai në X.

Ai ka shtuar se marrëveshja do të ofrojë stabilitet në tregjet dhe ekonomitë botërore, duke e përshkruar këtë si një moment të rëndësishëm historik.

“Ofron besim dhe stabilitet të shumëpritur për tregjet globale dhe ekonominë botërore, veçanërisht për vendet në zhvillim që janë më të ndjeshme ndaj paqëndrueshmërisë rajonale”, ka shkruar ai.

Ai ka falënderuar Arabinë Saudite, Katarin dhe Turqinë, si disa nga vendet që kanë ofruar mbështetje dhe përpjekje të sinqerta deiplomatike.