Gjuajtje me molotov përpara Ambasadës së Bullgarisë në Shkup
Bota
June 15, 2026 - 13:07
Në orët e mesditës është hedhur koktel molotovi përpara objektit të Ambasadës së Bullgarisë në Shkup.
Siç mund të shihet edhe në fotografitë e siguruara nga Alsat, zjarri ka kapur dy vetura të Ambasadës. Në terren kanë intervenuar dalë ekipet e zjarrfikësve, ndërsa shihen të pranishëm edhe zyrtarë policorë.
Burimet për Alsat theksojmë se incidenti është shkaktuar nga një kalimtar rasti i cili ka lyer veturat me lëndë të djegshme dhe pastaj ka hedhur shishen me molotov. /Alsat