Vala e të nxehtit në Francë, mbyllen shkollat dhe kufizohet shitja e alkoolit
Një valë ekstreme të nxehti ka përfshirë pjesën më të madhe të kontinentit evropian.
Në Francë, deri tani janë raportuar të paktën tre viktima si pasojë e temperaturave të larta.
Autoritetet franceze kanë shpallur alarm të kuq në 49 departamente dhe kanë mbyllur afro 850 shkolla për shkak të kushteve të rrezikshme të motit.
Temperaturat në Francë mund të arrijnë deri në 43 gradë Celsius gjatë ditëve në vijim.
Situata nuk është shumë më e mirë as në vendet e tjera, raportojnë mediat.
Në Spanjë dhe Portugali temperaturat mund të ngjiten deri në 44 gradë Celsius, në Mbretërinë e Bashkuar pritet të kalojnë 35 gradë, ndërsa në Gjermani mund të arrijnë deri në 38 gradë Celsius.
Në krahasim me këtë valë të fortë të të nxehtit, temperaturat në Ukrainë, që lëvizin nga 25 deri në 32 gradë Celsius, duken pothuajse freskuese. /abcnews