Për herë të parë në historinë e BE-së, një ministre mori foshnjën në një takim zyrtar të Këshillit

Për herë të parë në historinë e BE-së, një ministre mori foshnjën në një takim zyrtar të Këshillit

Bota June 25, 2026 - 22:02

Ministrja suedeze për Klimën dhe Mjedisin, Romina Pourmokhtari, mori pjesë në takimin e Këshillit të Bashkimit Evropian në Luksemburg së bashku me djalin e saj të vogël.

Kjo konsiderohet një rast i paprecedentë në historinë e institucioneve të BE-së, pasi për herë të parë një ministre solli foshnjën e saj në një takim zyrtar të Këshillit.

“Dua të tregoj se nuk duhet të zgjedhësh mes të qenit një ministre e mirë dhe një nënë e mirë”, deklaroi Pourmokhtari.

Ajo tha se prania e saj me fëmijën në një aktivitet të nivelit të lartë politik është një mesazh për të treguar se karriera dhe prindërimi mund të bashkëjetojnë, edhe në pozita të rëndësishme publike.