Protesta në Gjermani: Përplasje me policinë në Erfurt, kundërshti për konventën e AFD
Mijëra protestues u mblodhën të shtunën në qytetin e Erfurt, ndërsa partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë zhvillonte konventën e saj kombëtare.
Demonstratat pasqyruan polarizimin e fortë politik në vend, në një kohë kur alternativa po shënon rritje të ndjeshme në sondazhe dhe po forcon pozitat e saj si një nga forcat kryesore opozitare në Gjermani, ndërsa nuk munguan përplasjet me policinë.
Konventa u zhvillua nën një klimë të tensionuar politike, pasi përkoi me përvjetorin e një takimi historik të lidhur me Partinë Naziste, një ngjarje që ka ndezur debat mes historianëve dhe kundërshtarëve politikë për simbolikën e saj. Në diskutime u rikthye edhe periudha e Gjermanisë naziste dhe figura e Adolf Hitler, ndërsa kritikët e konsideruan përputhjen si të papershtatshme, gjë që alternativa e ka hedhur poshtë.
Në konventë, partia zgjodhi drejtuesit e saj dhe konfirmoi në krye Alice Ëeidel dhe Tino Chrupalla, të cilët kanë udhëhequr formacionin për katër vitet e fundit.
Partia e ekstremit te djathte po përpiqet të kapitalizojë pakënaqësinë ndaj qeverisë aktuale dhe ngadalësimin ekonomik në vend, ndërsa mbetet e përjashtuar nga bashkëpunimi me partitë kryesore përmes të ashtuquajturit “mur mbrojtës” politik.
Sondazhet e fundit e vendosin partinë mbi 20% mbështetje, duke e bërë një nga forcat më të mëdha politike në Gjermani dhe veçanërisht dominuese në rajonet lindore./abcnews