SHBA-ja vendos tarifa të reja për dhjetëra vende

SHBA-ja vendos tarifa të reja për dhjetëra vende

Bota July 24, 2026 - 07:59

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar një paketë të re tarifash tregtare për më shumë se 80 vende, duke zëvendësuar tarifën globale prej 10 për qind që ishte në fuqi deri tani.

Vendimi ka shkaktuar reagime të ashpra nga aleatët dhe partnerët kryesorë tregtarë të Shteteve të Bashkuara.

Sipas BBC, tarifat e reja prej 10 dhe 12.5 për qind prekin vende si Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Meksika, Australia, India, Kina dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, transmeton Klankosova.tv.

Administrata "Trump" i arsyeton masat me luftën kundër importeve të prodhuara me punë të detyruar, duke u mbështetur në nenin 301 të Aktit të Tregtisë të vitit 1974.

Australia, Brazili, Kanadaja dhe Bashkimi Evropian e kanë kundërshtuar vendimin, duke e cilësuar të pajustifikuar dhe duke kërkuar sqarime ose heqjen e tarifave.

Ndërkohë, ekspertët ligjorë paralajmërojnë se masat mund të përballen sërish me sfida në gjykata, pasi Gjykata Supreme e SHBA-së kishte vendosur më herët se vendosja e tarifave në kohë paqeje është kompetencë e Kongresit.