Katari: Ka përparim drejt përfundimit të luftës SHBA-Iran

Katari: Ka përparim drejt përfundimit të luftës SHBA-Iran

Bota August 04, 2026 - 19:54

Katari ka bërë të ditur se ndërmjetësit kanë shënuar përparim në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Deklaratat e Dohas kanë rritur shpresat për një marrëveshje diplomatike, duke ndikuar edhe në uljen e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al-Ansari, tha se kontaktet diplomatike kanë arritur në “faza shumë të avancuara”, ndërsa Katari, Pakistani dhe Omani po ndihmojnë në ndërmjetësimin mes Uashingtonit dhe Teheranit, raporton Reuters.

Edhe zyrtarët amerikanë kanë shprehur optimizëm. Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, tha se është bërë përparim në bisedime, por marrëveshja përfundimtare ende nuk është arritur.

Ndërkohë, Irani ka mohuar se po zhvillon negociata direkte me SHBA-në, pavarësisht deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se bisedimet tashmë kanë nisur.