Hormuzi, Irani në fazën finale të marrëveshjes me Omanin

Hormuzi, Irani në fazën finale të marrëveshjes me Omanin

Bota August 06, 2026 - 08:02

Irani ka bërë të ditur se ka arritur një marrëveshje me Omanin për krijimin e një rruge detare nëpër Ngushticën e Hormuzit, në një përpjekje për të lehtësuar transportin detar në një nga korridoret më të rëndësishme energjetike në botë.

Sipas autoriteteve iraniane, synimi është lehtësimi i lundrimit në një nga korridoret më të rëndësishme për transportin global të energjisë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baqaei, deklaroi se "marrëveshja ndodhet në fazat përfundimtare", duke shtuar se palët "kanë rënë dakord për koordinatat gjeografike të rrugës".

Ai theksoi se, sipas Teheranit, "siguria e lundrimit nuk mund të garantohet" për shkak të asaj që Irani e cilëson si bllokadë detare dhe veprime kërcënuese nga Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë, zëvendësministri i Jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi, bëri të ditur se korridori i ri detar "do të jetë i përkohshëm" dhe mund të mbetet funksional për një periudhë prej dy deri në katër muaj.

Nga ana tjetër, presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi se "Irani do të goditet shumë rëndë" nëse Ngushtica e Hormuzit nuk rihapet "shumë shpejt".

Ngushtica e Hormuzit mbetet një pikë strategjike për tregtinë botërore të energjisë, pasi përmes saj kalon rreth 20% e furnizimit global me naftë dhe gaz natyror të lëngshëm (LNG), ndërsa tensionet në rajon vazhdojnë të ndikojnë në sigurinë e transportit detar. /rtk